Përjashtimi nga ‘Defender 2023″, reagon ashpër Kurti: Nuk tërhiqemi! Kosova po bullizohet, presion në rritje nga SHBA e BE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Serbia duhet të ndërprerë përkrahjen për milicinë që ka shkaktuar protesta në veri dhe se përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj.
“Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme. Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne”, tha ai.
Kurti i ka quajtur “të padrejta” kritikat e aleatëve dhe e ka bërë të qartë se Qeveria e tij nuk tërhiqet pavarësisht presionit në rritje nga SHBA dhe BE.
Ai ka folur për presionin ndaj Qeverisë dhe për vendimin e SHBA-së për të përjashtuar FSK-në nga Defender Europe 2023, duke thënë se “s’është mirë që Kosova të bullizohet”.