Spahiu: Lufta e Albin Kurtit me SHBA çon në ndarjen ushtarake të Kosovës nga Veriu

Juristi Kreshnik Spahi tha në një intervistë për Euronews Albania se pa SHBA Kosova nuk është shtet sovran dhe e humbet për 24 oër pavarësinë.

Sipas Spahiu, projekti i Ramës dhe negocimi i Britanisë së Madhe janë oferta e fundit e SHBA për Kurtin dhe nëse nuk pranon, serbët e veriut fitojnë autonominë brenda territorit të Kosovës.

“SHBA s’e pranon më në tavolinë Kurtin, as Berlini s’e kontakton, as Parisi, as Brukseli. Oferta e fundit për Kurtin janë projekti i Ramës dhe Londrës, pas kësaj vijnë sanksionet dhe ai më i keqi është që veriu shndërrohet në një protektorat ndërkombëtar dhe Kosova e humbet kontrollin, i jepet autonomi serbëve brenda shtetit të Kosovës.

Oferta më e keqe përtej asociacionit do të jetë autonomia e serbëve në Kosovë dhe kjo do mbajë faturën e Kurtit”, tha Spahiu./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT