Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi/ Numërohen 70% të votave, dalin rezultatet e para

Mali i Zi mbajti sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve të bëra me dije deri më tani, teksa janë numëruar 70% e votave, Lëvizja Evropa Tani kryeson me 25.2 për qind të votave.

Koalicioni opozitar Së bashku, i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, është tani me 23.5 përqind. Partia pro-serbe Për të Ardhmen e Malit të Zi ka 15.1 përqind, ndërsa koalicioni centrist i URA dhe Mali i Zi Demokratik fitoi 12.3 përqind të votave.

Partia Boshnjake mori 8.6 për qind, Partia Socialdemokrate fitoi 3.3 për qind, Forumi Shqiptar mori 2.2 për qind,

Pjesëmarrja e regjistruar një orë pas mbylljes së qendrave të votimit në Malin e Zi ishte 50.8%, shumë më e ulët se ajo e regjistruar në zgjedhjet e vitit 2020 (74.9%) dhe 2016 (71.6%) dhe në zgjedhjet presidenciale të marsit të kaluar (60.5%).

Back to top button
LAJMET E FUNDIT