Kundërofensiva ukrainase në ditën e dytë, rusët zmbrapsen nga tre fshatra

Përleshje të ashpra janë raportuar në jug dhe lindje të Ukrainës, ku Kievi deri më tani ka arritur rezultate pozitive nga kundërofensiva e nisur ndaj Rusisë.

Sipas zyrtarëve të mbrojtjes dhe ushtrisë, forcat ukrainase kanë rimarrë tre fshatra në vijën e frontit, Blahodatne, Makarivka dhe Neskuchne. Ndërsa konflikti zgjerohet, raportimet thonë se Ukraina ka humbur 16 automjete të blinduara të cilat janë dhuruar nga SHBA.

Edhe në qytetin e Bakhmut, forcat ukrainase kanë arritur të avancojnë duke ecur përpara rreth 700 metra. Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se luftimet gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë të ashpra me rusët që janë përpjekur të sulmojnë, por ushtria vendase ka kundërsulmuar menjëherë, shkruajnë mediet.

Ndërkohë, niveli i ujit nga përmbytjet po ulet pas shpërthimit të digës në Kherson javën e kaluar dhe operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Ukraina kontrollon bregun perëndimor të lumit Dnipro dhe qytetin e Khersonit pas një kundërofensive vitin e kaluar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT