Rama i vendosur kundër Kurtit: Shqipëria as për Kosovën, nuk zhvendoset nga boshti i…

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike, as për Kosovën.

“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, nuk ka asnjë shans që të zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike, ne mendojmë 100 për qind njësoj sikurse mendojnë aleatët tanë.

Ne si vend jemi 100% kundër mënyrës si po veprohet në Kosovë.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me bashkësinë euratlantike dhe pozicionin që Shqipëria ka fituar në këtë bashkësi nuk e vë do në diskutim askush dhe për asnjë arsye, aq më pakë një situatë ku Kosova po kërcënohet nga arsyeja e mosarsyes dhe një vendim i gabuar strategjik. Kosova po hynë në një kurs përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike”- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT