Pasuria fundos Zaganjorin! KPA shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Lartë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dha vendimin për kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Trupi gjykues tha se pas provave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, ai nuk mundi të justifikonte pasurinë.

Vetë Zaganjori nuk është i pranishëm në seancë.

Komisioneri publik kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK i cili la në detyrë gjyqtarin e parë të Gjykatës së Lartë duke kërkuar shkarkimin e tij.

“Referuar deklaratës fillestare të 2013 dhe të vitit 2017, subjekti Xhezair Zaganjori është i pasaktë në deklarimin e sipërfaqeve, vlerës dhe burimit të këtyre pasurive të paluajtshme. Ai nuk arrin të justifikojë pasuritë. Për rrjedhojë ka kryer deklarim të pasaktë”, tha relatorja e seancës Albana Shtylla.

Pasuri si shtëpia, një dyqan, garazhi dhe një bibliotekë ishin gjetur me probleme nga verifikimi i Komisionerit Publik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT