Fredi Beleri nuk heq dorë! I drejtohet Gjykatës së Lartë, ja kërkesa e tij

Fredi Beleri ka kërkuar sot lirimin, duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, për masën e sigurisë “Arrest me burg”, të vendosur ndaj tij.

Beleri, i arrestuar në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, akuzohet për blerje votash. Ai ndërkohë është kryetari i ri i zgjedhur i bashkisë Himarë, pas fitores në këto zgjedhje.

Avokatët e tij kanë kërkuar rrëzim të kërkesës së prokurorisë për masën e arrestit me burg. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa. Ndërkohë në datën 16 Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT