“Kosova të ndërmarrë hapa urgjente!”, Rrëmbimi i policëve, Fevziu: Shkelje e të drejtave ndërkombëtare

Gazetari Blendi Fevziu e ka konsideruar shkelje e të drejtave ndërkombëtare, rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë në kufirin mes dy vendeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai thotë se ky është nje akt agresioni nga Serbia, ndrësa shton se qeveria e Kosovës duhet të marrë hapa urgjente.

“Rrembimi i nje patrulle te policise se Kosoves ne kufirin Kosove – Serbi, sipas autoriteteve shqiptare, ne brendesi te territorit te Kosoves l, eshte nje shkelje flagrante e te gjitha te drejtave nderkombetare.

Eshte nje akt agresioni nga Serbia dhe nje goditje me shume ne situaten e tensionuar te Veriut te Kosoves me muajt e fundit. Qeveria e Kosoves duhet te ndermarre hapa urgjente por edhe duhet te kuptoje se Komuniteti Nderkombetar dhe trupat e NATO – s jane garancia dhe mbrojtja jone me e forte.” -shkruan Fevziu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT