Në këtë orë ndeshet nesër boksieri shqiptar me boksierin serb

Boksieri shqiptar Ferit Keta, (12 fitore dhe asnjë humbje) do të duelojë me 27 korrik ndaj serbit Slavoljub Mitic në peshën deri 90 kg. Dueli mes dy boksierëve
do të zhvillohen në Maltë dhe është sfida kryesore e eventitn “Summer Showdown”.
Organizatori i këtij eventi, Demis Tonna u shpreh se zgjedhja e Ketës nuk është e rastësishme pasi shqiptari është një boksier i pamposhtur në ring.
Pavarësisht se ftesa për të marr pjesë në këtë event mbërriti vonë, Keta është gati për sfidën e radhës
“Jam gati. Jam sportist dhe në jetën e përditshme dhe luftëtar në ring. Duke dëgjuar këshillat e vëllait timë Ismail Keta do t’ja dal mbanë ta kaloj me sukses dhe këtë sfidë”, tha Ferit Keta, 30 vjeçari që njihet me nofkën “Soldier” Ushtari
Sfida parashikohet të nis nesër nga ora 23:00.