“Rama të heqë dorë nga shantazhet dhe presionet”, Meta: Zgjedhjet mbahen më 13 tetor

Nga qyteti i Durrësit, Presidenti i vendit, Ilir Meta kërkoi nga palët të marrin përgjegjësitë për të zgjidhur krizën dhe situatën kaotike në vend.
Sipas Metës vendi duhet të përgatitet për zgjedhjet e 13 tetorit.
Ai pati një thirrje ndaj kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet.
“Ajo që na shqetëson më shumë është ky teatri absurd politik, i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në tetor, prandaj i bëj thirrje të gjithëve, e sidomos të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi, të marrin masat për zbatimet vendore për 13 tetorin sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi e normalitet, një qeverisje vendore të ligjshme e që garanton llogaridhënie.
Zgjedhjet në 13 tetor nuk do zgjidhin gjithçka, por është detyrim ligjor i pashmangshëm. Në radhë të parë është një detyrim për kryeministrin, i cili duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhet ndaj gjithë institucioneve të tjera, duke penguar zbatimin e këtij dekreti. Gjithashtu është përgjegjësi dhe për të gjithë të tjerët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit”, tha Meta.