VIDEO që përgënjeshtron deklaratat e rojës bregdetare greke, si u mbytën 600 njerëz

Një video e filmuar nga një marinar në anijen e parë tregtare që iu afrua varkës së rrënuar të peshkimit jashtë Peloponezit mund të ndryshojë rindërtimin e fatkeqësisë – të mbështetur deri më tani nga autoritetet greke.
Këto janë të vetmet pamje të anijes së peshkimit në det dhe janë publikuar brenda natës nga faqja e internetit Defenseline.gr.
Nga filmimi rreth njëzet sekondash shihet se është perëndimi i diellit, pra në një kohë që mund të shkojë nga ora 20:00 deri në 21:00.
Dhe janë dy aspekte vendimtare.