Kapet gomonia me shqiptarë në brigjet britanike/ Mes emigrantëve, fëmijë dhe një “përd*unues”

Një shqiptar i akuzuar për “përdhunim”, i dëbuar më parë nga Britania e Madhe, u gjet në një gomone emigrantësh që po përpiqeshin të ktheheshin në Angli.
Tre anëtarë të dyshuar të një grupi shqiptar të krimit të organizuar janë arrestuar pas një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit, raporton “JOE”. Ata dyshohen se dërgonin emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone dhe kamionë, duke marrë çdo herë nga 2500 deri në 7500 paund.
Në bordin e varkës ndodheshin 46 persona, kryesisht shqiptarë, duke përfshirë fëmijë të vegjël dhe shqiptarin e dënuar e të dëbuar më parë. Pasagjerët u dërguan në një qendër nga oficerët e Forcave Kufitare.
Mediat e huaja shkruajnë se oficerët e NCA-së arrestuan një 34-vjeçar nga Grays, dhe një 35-vjeçar nga Dagenham, në lindje të Londrës, të cilët dyshohet se ishin drejtuesit e grupit. Ata u vunë në pranga, me dyshimin se kanë ndihmuar emigracionin e paligjshëm.