E përse na duhet një Teatër Kombëtar?!

Ne pak nga pak i kemi prishur,
të gjitha veprat që na la Regjimi i Parë,
pyes duke parë në këtë kontekst,
përse na duhet një Teatër i ri Kombëtar?!
Një ngrehinë e shëmtuar,
në këmbë po mbahet me dhunë,
thjeshtë nja dhjetë a pesëmbëdhjetë’ aktorë,
të mbahen akoma në punë!
Sot kemi fare pak aktorë të rangut të parë,
të tjerët janë të rangut të dytë e të tretë,
kur të ngrihet Teatri i ri Kombëtar,
asnjë aktor të saktë s’do të ketë!
Do mbetet regjisor Budina,
se ai tani se ndërron dot më folenë,
po unë e pyes atë miqësisht,
me ç’aktorë veprat do t’i vejë në skenë?!
Pastaj pyetjet normalisht vazhdojnë,
veprat e reja kush do t’i shkruaj,
kur sot tridhjetë vjeçarëve,
fjala teatër u duket si fjalë e huaj!
Ka nga ata që një shfaqje nuk kanë parë,
dhe teatrit nuk ja kanë haberin fare,
po janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar,
në vijim të tragjikomedisë shqiptare!
Qëllimisht po kaloj në cinizëm,
jo se më mungon serioziteti,
po kur çdo gjë këtu e ka marrë privati,
pse teatrin duhet ta mbajë akoma shteti?!
Shteti duhet të distancohet menjëherë,
nga të gjitha teatrot të heqë dorë,
dhe le të jetë një sipërmarrje private,
teatri me regjisorë e me aktorë!
Po privati në teatër s’investon,
se i duken para të hedhura kot,
se me teatrin as qindarkën s’fiton,
dhe asnjë s’ka dëshirë ta quajnë idiot!
Mungesa e sipërmarrësit privat,
nuk është një fenomen i mistershëm,
këtu privati është mësuar,
të marrë fitim të menjëhershëm!
Siç është distancuar nga shkrimtarët dhe poetët,
dhe nga aktorët shteti duhet të distancohet,
dhe gjithë kjo energji e nerva,
kot së koti të mos investohet!
Baraka e vjetër aktorëve t’u falet,
dhe ata në vijim të përvojës,
të arrijnë të tundin dhe malet,
dhe ta nxjerrin vetë bukën e gojës!
Nuk besoj se ata paguhen aq mirë,
ndofta 20 dollarë në një ditë,
por të paktën këto 30 vjet,
kanë qenë që të gjithë parazitë!
Kur të jenë privatë do duket sa vlejnë,
sa lekë do të nxjerrin nga aktrimi,
kur përkrahje në shtet s’do të gjejnë,
do t’i fundosë gjithnjë falimentimi!
Teatri tani është bërë prioritet,
kur shteti është në fakt një pabuks,
nga Teatri Kombëtar hiq dorë-o shtet,
e kujt i vlen tani gjithë ai luks?!
Atë le ta marrin aktorët në dorë,
meqë si pronë të tyre e mendojnë,
po në atë barakë do mbeten të gjorë,
dhe këtë shumë shpejt do ta kuptojnë!
Baraka dhe më keq do rrënohet,
si çdo gjë këtu tek ne,
dhe askush për be nuk do afrohet,
të vërë aty një tullë të re!
Jemi në kohën e tregut të lirë,
jo me planifikime qendrore,
si në kohën e “regjimit të ndyrë”,
që ngriti 30 teatro dhe estrada në qytetet kryesore!
A.DUKA