“Pse ma vratë vëllain?”/ RRËQETH motra e iranianit të vdekur në kampin e muxhahedinëve në Manëz

Motra e iranianit i cili humbi jetën brenda kampit të muxhahedinëve në Manëz brenda ambienteteve të brendshme, ka folur për gazetarët.
E prekur për humbjen e të vëllait, iraniania kërkoi përgjigje për arsyen se pse forcat e policisë e shkaktuan vdekjen e tij.
“Pse ma vratë vëllain? A është kjo mënyra juaj se si na mirëprisni? A duhet të sillet kështu qeveria shqiptare me ne, kur ne u larguam nga regjimi Iranian i dhunshëm dhe gjetëm sërish dhunë?”, tha motra e iranianit të vrarë në kampin e muxhahedinëve në Durrës.