“E ndajmë në racione pulën…”/ Çfarë dëgjonte Safet Gjici në televizor ndërkohë që kryente marrëdhënie seksuale

I përfshirë në një nga skandalet më të rënda seksuale, ish-kryebashkiku i Kukësit, Safet Gjici është detyruar të jap dorëheqjen nga posti që mbante.

Bëhet me dije nga mediat se skandali u bë viral pas një video të regjistruar nga një vajzë e identifikuar si Alma, teksa po kërkonte në Bashkinë e Kukësit një projekt për qentë e rrugëve.

Ndërkohë që Safet Gjici, ishte duke kryer aktin seksual me vajzën e cila kishte shkuar për “ndërmjetësimin” e projektit, televizori i zyrës së tij ishte në një nga kanalet informative shqiptare, teksa vijonte programacionin e tij me zë të lartë.

Gjatë kohës së aktit por edhe pas tij në media që Gjici kishte zgjedhur të shikonte jepej lajmi për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë nga SPAK-u. Më tej programacioni vijon me një hapësirë gatimi, ndërkohë që zonja në televizor thotë “ kemi nisur nga puna me pulën, e ndajmë në racione…”, ndërkohë që Gjici e ndiqte i qetë.

Duket se ky skandal i ka kushtuar shtrenjtë Safet Gjicit si nga ana politike por edhe nga ana morale, teksa për këtë skandal kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos reagoj deri tani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT