Sonte zhvillohen tri duele të zjarrta mes garuesëve shqiptarë dhe atyre serbë: Detajet e ndeshjeve

Sot(e shtunë) në Kërçovë do të zhvillohet një spektakël i sporteve luftarake е dyta me radhë ‘Super Pro Fight Night – Uskana2’, shkruan Gazeta Metro.

Këtu do të paraqiten emra të njohur shqiptar dhe do të këtë përballje të zjarrta të garuesve që vijnë nga trojet shqiptare ndaj serbëve.

Në MMA, garuesi shqiptar, Florim Zendeli do të përballet me serbin, Aleksandar Velickovic, kurse në boks Mersim Zeqiri do kryqëzoj dorëzat me serbin, Vukasin Janjin.

Ndërkaq, ndeshja krysore e kësaj mbrëmje do jetë ajo mes Burim Aliut dhe Kim Jensen në kategorinë 82.5 kilogramë. Këto përballje fillojnë nga ora 19:00 dhe zhvillohen në qytetin e Kërçovës dhe Gazeta Metro do t’iu mbajë të informuar për çdo gjë. /gazetametro.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT