Manjani: Iranianët vijnë për t’u strehuar dhe cënojnë rendin publik, le t’i marrin në Amerikë

Ylli Manjani ka reaguar i revoltuar me situatën e krijuar pas kontrollit në kampin e MEK.
Duke pohuar se ky vend është kthyer në magazinë refugjatësh, ai i kërkon ambasadores amerikane t’i marrë me vete në SHBA, muxhahedinët, të cilët “i kemi taksirat prej SHBA”.
“Policia e Shtetit shqiptar nuk ka pse përplaset hiç me iranianët e Manzës, por t’i vendosë nëpër autobusë dhe t’ja çojë zonjës Kim te Ambasada.
T’u gjejë vend ajo dhe Departamenti i Shtetit të saj, të gjithë atyre që vijnë këtu për t’u strehuar dhe cënojnë rendin publik. Tani që po ikën në Amerikë le t’i marrë me vete.
Le t’i strehojë Amerika ku të dojë, por jo më këtu. T’i strehojë Joe Bideni e biles edhe Mike Pence e Pompeo bashkë, po të dojë.
Këtë taksirat nuk ua kishim e as ua kemi borxh me thënë të drejtën.
E bënë këtë vend magazinë refugjatësh gjithfarësh!
Meqë ra fjala, po ato që sollën nga Afganistani i transferoi në Amerikë Kimi”, shkruan Manjani.