E FUNDIT/ Lëkundje tërmeti në detin Adriatik, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 është regjistruar pak minuta më parë në detin Adriatik.

Sipas EMCS, epiqendra e tërmetit ka qenë në det, 35 kilometra nga rajoni italian i Sannicandro Garganico, ndërsa thellësia fokale ka qenë 10 kilometra.

Lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në qytetin e Foggias, por nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material, për shkak se epiqendra ishte në det dhe kishte thellësi.

E FUNDIT/ Lëkundje tërmeti në detin Adriatik, ja sa ishte

Back to top button
LAJMET E FUNDIT