Dhunoi mjekët pasi të afërmit të tij në ambulancë nuk iu hap dera në spial, burg për Brikel Alikajn në Vlorë

Dy ditë më parë u arrestua në Vlorë Brikel Alikaj. Ky i fundit, është i afërmi i një 35-vjeçari që e kishte zënë korrenti teksa i përcjellë më urgjencë në spital autoambulancës nuk i ishte hapur dera. Pas kësaj, Brikeli bëri sherr me policët dhe mjekët në spital dhe më pas u arrestua.

Pas ngjarjes, sot, Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të e pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj ka kërkuar lirim me kusht. Para dy ditëve, Brikel Alikaj ka kundërshtuar forcat e policisë pas një rasti të paprecedent në spital.

Arbër Ferati 35-vjeç ndërroi jetë 2 ditë më parë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, teksa familjarët fajësojnë mjekët për humbjen e të riut. Arbri, baba i një fëmije të mitur, ishte duke punuar tokat me grurë kur kabulli ka prekur autokombajnën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT