Kontrollet në kampin e MEK/ Merren në pyetje 10 muxhahedianë, ja çfarë kanë dëshmuar

10 muxhahedinë iranianë janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Durrësit si dëshmitarë në ngjarjen e ndodhur paraditen e së martës në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

10 iranianët janë pyetur dje në lidhje me pretendimet se policia ka ushtrur dhunë ndaj tyre si dhe me sprajtin që kanë hedhur janë përgjegjës për humbjen e jetës së një anëtari në kamp.

Burime nga organi i akuzës thonë se edhe gjatë dëshmisë së dhënë dje ata kanë mbajtur po të njëjtin qëndrim. Më herët, për këtë pretendim, autoritetet shqiptare deklaruan se nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre.

Ditën e sotme dhe në vijim pritet të merren në pyetje persona të tjerë iranianë, mes të cilëve edhe 6 personat që u proceduan në gjendje të lirë për 4 akuza.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT