Autoblindat e Wagner marshojnë drejt Moskës: Kemi marrë 2 qytete, populli na do…

Një kolonë e automjeteve të armatosura të “Wagner” po marshon drejt Moskës. Lajmin e bën të ditur BBC, e cila raporton se këto automjete ndodhen aktualisht në autostradën që lidh Voronezhin me Moskën përmes rajonit të Lipetsk.

Guvernatori i rajonit të Lipetsk u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, qoftë me automjete publike apo me transport publik. Në këtë zonë janë marrë masa po ashtu me anulimin e shërbimit të autobusëve deri në një njoftim të dytë.

Dy qytetet që thuhet se janë kapur nga mercenarët e Wagner janë Voronezh dhe Rostov-on-Don.

Ndërkohë, shefi i “Wagner” Yevgeny Prigozhin ka njoftuar përmes një postimi në Telegram se trupat e tij e kanë marrë qytetin në Rusinë Jugore pa asnjë të shtënë arme.

Ai gjithashtu pretendon se banorët e Rostov-on-Don po mbështesnin trupat e tij. Nga ana tjetër, mediat shtetërore ruse pretendojnë se banorët e Rostov kanë përplasje me trupat e Wagner dhe u kërkojnë atyre që t’u binden urdhrave të Presidentit Vladimir Putin.

Ende nuk dihet me saktësi çfarë po ndodh, por Prigozhin e akuzon ushtrinë ruse se ka sulmuar trupat e tij.

“Qëlluam mbi ne, njëherë më armë zjarri dhe më pas nga helikopterët,” tha Prigozhin, por pa shtuar prova apo të dhëna të sakta për këtë sulm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT