Rama: Kam bërë gjëra që duket sikur ndodhin një herë në jetë! Dikur vishja vetëm unë atlete me kostum, tani ka shumë

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka intervistuar këngëtaren Elvana Gjata, ka folur edhe për veten e vet.
Pjesë nga biseda e podcastit me këngëtaren Elvana Gjatën:
Elvana Gjata: Po një herë në jetë ndodh që një kryeministër bën një podkast edhe kemi siç e thashë dhe në mesazh, ndajmë të dy sukses në karrierat tona dhe do kisha shumë kënaqësi që të flisja për disa gjëra që ndoshta nuk i kam prekur më parë.
Rama: Unë kam bërë disa gjëra që duket sikur ndodhin një herë në jetë. Pastaj, të tjerët i kanë marrë dhe i kanë bërë shumë herë në jetë.
Kështu thoshin edhe kur unë vesha atlete me kostum. Pastaj, të gjithë jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera tani i përdorin atletet me kostum. Për mos thënë të tjera, të tjera…
Elvana Gjata: Me kollare me ngjyra nuk kam parë njeri akoma.
Rama: Po se është pak më e sikletshme që t’u shkosh mirë ngjyrave. Po, gjithsesi, unë besoj që ti je akoma shumë e re dhe do kesh një jetë ku do ketë dhe të tjerë që do përpiqen të bëjnë këtë që unë bëj për herë të parë në jetë.