Vazhdojnë “aventurat” me të huajt! Bllokohen në malin e Jezercës dy turistët

Dy turistë të huaj kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, në lartësinë 2500 metër, për shkak të motit të keq.
Ministria e Brendshme njofton se ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së ekipeve të kërkim- shpëtimit.
Me ndihmën e helikopterit, turistët janë larguar nga lartësia dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se edhe pse jemi në nisje të sezonit veror, shumë turistë të huaj janë përfshirë në incidente, disa edhe me pasoja fatale.