Rusia po harton planin për frenimin e forcave të Wagner

Kreu i Komitetit të Mbrojtjes Ruse, Andrey Kartapolov tha këtë të diele se parlamenti rus po punon për hartimin e një ligji për mbajtjen nën kontroll të Grupit Wagner.
Ka pasur spekulime të konsiderueshme për të ardhmen e Wagner-it që kur shefi i tij, Yevgeny Prigozhin, nisi një kryengritje këtë fundjavë.
“Fati i Wagner PMC nuk është përcaktuar, por nuk është e nevojshme ta ndaloni atë, pasi kjo është një njësi e gatshme luftarake, dhe ka pyetje për udhëheqjen e saj, dhe jo për luftëtarët,” tha Kartapolov të dielen për mediet ruse.
Vërejtjet e Kartapolov i bëjnë jehonë ato të zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, i cili tha të shtunën se ishte arritur një marrëveshje për kthimin e Ëagner në vendet e tyre.
“Një pjesë e tyre që do të dëshirojnë ta bëjnë këtë, do të nënshkruajnë më pas kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo ka të bëjë me ata që nuk morën pjesë në marshim të urdhëruar nga Prigozhin” tha ai.
Më herët ditën e sotme, Kremlini tha se Yevgeny Prigozhin do të shkojë në Bjellorusi, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, për t’i dhënë fund një kryengritjeje të armatosur, që Prigozhini drejtoi kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.