Peleshi telefonon kryetarin e Komunës Pejë: Të gatshëm t’ju ndihmojmë!

Ministri i Mbrojtjes, Niko Pleshi ka shprehur ngushëllimet për familjen Ademaj në Pejë, të cilët humbën dy antëtarë si pasojë e përmbytjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Peleshi bëri me dije se ka komunikuar me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muxhaheri të cilit i ka shprehur ngushëllimet dhe në emër të kryeministrit Rama.

Ai theksoi se Shqipëria është në gatishmëri për mbështetjen në çdo kohë të banorëve të Pejës dhe Kosovës.

“Ngushëllime familjes në Pejë për humbjen e dy jetëve, si pasojë e motit të keq.

Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muxhaheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë. Pranë vëllezërve tanë në këtë ditë të vështirë!”, shkroi Niko Peleshi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT