Ambasadori i Spanjës: Mbështesim fort Shqipërinë në rrugën drejt BE, optimistë për të ardhmen

“Kurrë më parë marrëdhënia dhe miqësia jonë nuk ka qenë kaq e ngushtë dhe kaq intensive siç është sot, në çdo fushë”, shprehet ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo Zalba, për raportet mes 2 vendeve.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Zalba deklaron se Spanja e mbështet shumë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, teksa shprehet optimist për vendin tonë.

Ambasadori Zalba thotë me bindje se gjërat po ecin për mirë dhe se po shkojnë në drejtimin e duhur në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Si janë marrëdhëniet midis Spanjës dhe Shqipërisë?

Alvaro Renedo Zalba: Kemi nisur një fazë të re të marrëdhënieve midis Spanjës dhe Shqipërisë. Kurrë më parë marrëdhënia dhe miqësia jonë nuk ka qenë kaq e ngushtë dhe kaq intensive siç është sot, në çdo fushë. Kryeministri Rama kreu një vizitë historike në Madrid në Tetor të 2021. Ishte hera e parë në histori që një kryeministër shqiptar viziton Spanjën. Kjo u pasua me vizitën po aq historike në Shqipëri në Gusht të 2022, të kryeministrit të Spanjës Sanchez, vizita e parë e një kryeministri spanjoll në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Vizita e parë e një kryeministri spanjoll në Shqipëri?

Alvaro Renedo Zalba:  Po. Ishte po ashtu kryeministri i parë në përgjithësi që vizitoi Shqipërinë pas hapjes së negociatave në Korrik të 2022. Po ashtu, patëm vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës në Prill, përpara se Spanja të merrte Presidencën e BE-së. 14 vite kishin kaluar qëkur një Ministër i Punëve të Jashtme kishte vizituar këtë vend të jashtëzakonshëm. Po zhvillohen shumë vizita dhe aktivitete.

Blendi Fevziu: Nga ekonomike, mendoj që Spanja është shumë aktive këtu. Të paktën grupi spanjoll ekonomik Melia është më e pranishme se çdo grup tjetër ndërkombëtar që merret me sektorin e hotelerisë në Shqipëri.

Alvaro Renedo Zalba: Padiskutim. Kjo reflektohet nga inaugurimi spektakolar i hotel Melia në Durrës në maj. Ky është resorti më i madh në Shqipëri…

Blendi Fevziu: Një prej më të mëdhenjve në gjithë Ballkanin…

Alvaro Renedo Zalba:  Absolutisht. Nga një ndër udhëheqësit e turizmit në botë, Spanja dhe Melia duke punuar sëbashku.

Blendi Fevziu: Së shpejti Spanja do të marri presidencën e BE-së. Si do të ndihmojë Spanja Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE?

Alvaro Renedo Zalba: Kjo do të jetë hera e pastë që Spanja mban presidencën e Këshillit Evropian. Jemi duke mbështetur fort Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ne jemi duke punuar pareshtur dhe do të vijojmë të punojmë kështu për të adresuar sfidat ekzistuese në mënyrë që të çojmë përpara procesin e integrimit evropian.

Blendi Fevziu: Mendoni se kemi arsye që të ecim pak më shpejt?

Alvaro Renedo Zalba: Ka arsye që më bëjnë optimist. Gjërat janë duke ecur përpara, jemi duke shkuar në drejtimin e duhur. Shqipëria ka një ekip të shkëlqyer, vërtetë të shkëlqyer për negociatat, me të cilin jemi duke punuar intensivisht dhe shumë ngushtë. Sinqerisht, ndihem shumë optimist për të ardhmen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT