Ministri Sveçla publikon videon e “sulmit terrorist” në Mitrovicën e Veriut

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, ku u dëmtuan si pasojë e një sulmi me bombë dy makina të Policisë.
“Vazhdon agresioni i Vuçiqit. Sulmi terrorist i mbrëmshëm kundër ndërtesës së Komunës në Mitrovicën Veriore është edhe një tentativë për përshkallëzim dhe destabilizim. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen armiqësore. Sulmet duhet të ndalen tani”, shkruan ai.
Në videon e mëposhtme të publikuar nga ministri Xhelal Sveçla, shihen qartë dëmet e shkaktuara nga sulmi me bomba, në ndërtesën e Komunës. Ky është sulmi i parë në këtë zonë, që prej nisjes së protestave në Veri një muaj më parë.
The aggression of Vucic continues. Last night terrorist attack against the Municipal building in North Mitrovica is yet another attempt for escalation & destabilization. Serbia should be held responsible for their hostile behaviour. The attacks must stop now. pic.twitter.com/0fsp7OjeuR
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 27, 2023