Mero Baze nxjerr bisedën mes Alma K. dhe porositësit të kurthit ndaj Safet Gjicit…

Kam dëgjuar sot audion e një rregjistrimi mes Alma K dhe personit që ndërlidh Almën me Sali Berishën, zhvilluar disa dite pas regjistrimit të video skandalit në Bashkinë e Kukësit, e cila gjendet në duart të drejtësisë.

Biseda është regjistruar më 15 qershor, një ditë para se video-ja të bëhej publike.

Ishte një bisedë konfirmuese që personi që kishte porositur rregjistrimin, po ja kthente kartën e memories që ja kishte marrë sapo kishte mbaruar punë në Bashkinë e Kukësit.

Së dyti, kuptohet qartë se njeriu kyç i interesuar që garanton si porositësin e videos, ashtu dhe Almën, është Sali Berisha.

Ai e ka pritur Almën në zyrë para rregjistrimit, dhe pas rregjistrimit të Safetit.

Në një moment gjatë bisedës porositësi i videos i thotë Almës: Ik çoja Salës…

Ja pjesa që e zbulon këtë:

Alma K – Tani unë të thashë, unë te njihja ty. Megjithatë mua karta më erdhi ne dorë, është e plote.

Tani ideja është se unë do bëj kërkese te Ambasada, ta thashë. Se mos e jep ne ndonjë media ore.

A…. – Po ku i .. motrën ta thash, kush po merret me ata, ta thash.

Dëgjo mu tani se unë me e pas pa ne dorë ia .. motrën vet.

Ej shko takoje Salën vet meqë e kishe dhe shok.

Sipas gjithë fakteve të tjera lehtësisht të hetueshme, Alma i ka shkuar Berishës në zyrë në datën 9 qeshor, tre ditë pas filmimit.

Fotoja e saj me Berishën në zyrë e ulur, i përket asaj dite.

Dhe po ta vini re Berisha ngjan i dërrmuar, i zhytur në kolltuk dhe i pafuqishëm t’i thotë asaj mos na bëj foto bashkë.

Nuk është e lehtë ta përdorësh një njeri në një akt vetëvrasës dhe të mos i lejosh të bëjë dhe një foto.

Vet Alma e ka postuar qysh atë ditë foton dhe ua ka dhënë dhe plot miqve të saj.

Së treti, është e qartë që Alma është përdorur dhe personi nuk e ka paguar.

Për këtë ka dhe fakte të tjera që mund t’i ketë dëshmuar ajo vet në Prokurori.

E sigurt është se fundi i bisedës tregon që ai sapo ka marrë videon, ka shantazhuar Safetin dhe nuk do t’ia dijë më për Almën.

Madje mezi ja ka kthyer asaj.

Ja pjesa qe provon këtë:

Alma – Ideja është mos jepet në ndonjë media sa te iki unë jashtë

A.. – O shok ik sot o shok, mos rri nesër e pasnesër

Alma K – Nuk iki unë sot se po iki unë në Durrës, Tiranë?

A..- Ore s’kam gjë ne dorë unë, ku ua .. robt unë

Kjo bisedë zbërthen qartë gjithë skenarin e skandalit seksual në Kukës.

Ajo ka një regjisor, që është Sali Berisha, pasi siç thotë në fund të bisedës dhe vet ai “nuk kam gjë në dorë”, pra nuk e ndalon dot botimin.

Viktimë e kësaj historie është Safet Gjici, por në fund dhe vet vajza Alma, një vajzë e përdorur në mënyrë kriminale me siguri në premtim të pagesës.

Nuk di se çfarë hetimesh më tej mund të ketë Prokuroria, por nga kjo zbardhje bisede gjithçka është e qartë.

Jemi para jë skeme te qart shantazhi, ku përzihet Sali Berisha si garantues politik i skandalit dhe një person kundërshtar me Gjicin, që kërkon shkatërrimin e tij si kryetar bashkie.

Personi “kamikaz” i kësaj historie është Alma Kaçi.

Shpresoj shumë se drejtësia do ta zbardhë këtë histori ashtu siç është, një skenar i ndyrë shantazhi, i cili tregon se sa larg ka shkuar politika shqiptare dhe vet Sali Berisha, i cili nuk është vetëm një politikan i korruptuar, por dhe një burrë plak i degjeneruar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT