Kanabisi mjekësor/ Meta: Rama po paguan trafikantët për blerjen e zgjedhjeve

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos e votojnë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Kjo pasi ai e cilëson si një ‘borxh të Ramës ndaj trafikantëve që ndihmuan në blerjen e votave në zgjedhjet e 14 majit.

“Pikërisht, në një situatë të tillë kaq të rëndë dhe të përkeqësuar, Rama po legalizon drogën, ndërkohë që Shqipëria prej vitesh konsiderohet ndërkombëtarisht si Kolumbi e Europës.
Është e qartë, se legalizimi i kanabisit nga Rama është borxhi i detyruar, që ai po i paguan narkotrafikantëve për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Alibia e qeverisë, se legalizimi bëhet për gjoja qëllime shëndetësore është thjesht dhe vetëm një alibi për të justifikuar krimin shtetëror dhe pengmarrjen e qeverisë” tha Meta në një deklaratë per median.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT