Inxhinieri elektrik: Satelitët shqiptarë nuk transmetojnë të dhënat, kushtuan 6 milionë dollarë

CEO i ITech Academy, Azmer Duleviç ka thënë se ka të dhëna se satelitët e ngritur nga Shqipëria nuk kanë sjellë asnjë informacion që prej 6-muajsh nga lëshimi në hapësirë.

Përmes një postimi në Facebook, Duleviç shprehet se nga të dhënat që ai disponon, dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 nuk kanë transmetues dhe dekoder për transmetimin e të dhënave në kohë reale.

Ai thotë se satelitët do rrotullohen nëpër orbitë për dy vite dhe pasi misioni të mbarojë, informacionet do të merren me USB. Inxhinieri i elektronikave ka shtuar se ky mision do të kushtojë 6 milion dollarë në shpinë të taksapaguesve.

Postimi i Azmer Duleviç
Që prej datës 3 janar Shqipëria ka 2 Satelitët e sajAlbania 1 dheAlbania 2 ose me emrat Ñusat 32 dhe ÑuSat 33. Pas 6 muajve ne nuk kemi as edhe një informacion .
Madje nga disa të dhëna që unë disponojë të dy Satelitët nuk kanë Transmiter dhe Decoder për transmetimin e të dhënave në kohë reale. Thjesht Satelitët do bëjnë “xhiro” në Orbit për dy vjet dhe kur të mbarojnë misionin do i merret informacioni me USB. Unë di që ne taksa-paguesve të këtij vendi do na kushtojnë 6 mln $.
ps.(Ju kujtohen xhudirat me ndertimet pa leje me vrasjet me vjedhje dhe me zjarret që do na zbulonin satelitet ,skenar për filmat fantashkencë.
Një kërkesë miqësore për gazetarët ,ju lutem kur ta merrni në pyetje Kryeministrin ose Ministrin Çuçi pyetini pak për Satelitët se mua më kanë shpallur “armikun e punës socialiste”

Dy satelitët  Albania 1 dhe Albania 2 u lëshuan në hapësirë më 3 janar, të këtij viti nga Cape Canaveral në Florida. Dy satelitët janë pjesë e marrëveshjes me vlerë 6 milionë dollarë, të nënshkruar ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të Tiranës dhe Satellogic USA Inc.

Në bazë të marrëveshjes, dy satelitët do të përdoren për një periudhë trevjeçare, ndërsa objektivi është kontrolli i teritorit lidhur me mbjelljen e hashashit, ndërtimet pa leje etj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT