VIDEO/ Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Spanjë, për shkak të rrezikshmërisë policia BLINDON zonën

Një shqiptar që ishte në kërkim nga autoritetet gjermane është arrestuar së fundmi në Spanjë.

Shqiptari ende i paidentifikuar kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për kryerjen e krimeve të ndryshme kundër shëndetit publik.

Sipas hetimeve ky person ka kishte banuar në zona të ndryshme në Valencia së bashku me partneren dhe vajzën e tij.

Për shkak të rrezikshmërisë, në operacionin për kapjen e tij morën pjese grupe operacionale të sigurisë.

Ndërkohë pritet që pas arrestimit të shqiptarit të nisin procedurat e dorëzimit pranë autoriteteve gjermane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT