Rama flet për “gjakun grek” dhe shprehet skeptik për negociatat

Kryeministri Rama ka komentuar ndryshimin e qeverisë në Greqi, por edhe për vendimin për negociatat në tetor, për të cilat qeveria e re e Athinës ka vënë kushte.

“E para e punës, kam në dejet e mia një miks dhe nuk do të isha aspak i mërzitur nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë, s’e kam pasur këtë, ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu sikur kam edhe rrjedha të brendshme nga Shkodra, në Mirditë në Berat, Vuno në Vlorë. Ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë.

Gjithmonë qëllimi ka qenë marrëdhënia më të mira të mundshme. Kemi bërë diskutime, negociata që janë çështje të së shkuarës. Me qeverinë e re duam të kemi vazhdim të dialogut për çështjet, miqësi, mirëkuptim, respekt.

Është me rëndësi të intensifikojnë edhe për të vendosur pikat mbi ‘i’ për disa aspekte lidhur me të drejtat e minoritit grek në Shqipëri.

Ndryshe nga herët e tjera, kur ka shprehur siguri për detyrat e shtëpisë, KM këtë herë ishte skeptik për negociatat.

“Për sa i përket negociatave, vendimmarrja e tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë, por dinamikat e brendshme në BE, është politik, nuk ka lidhje me vlerësim teknik objektiv. Gjithçka mund të ndodhë në tetor nuk përjashtoj asnjë version”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT