Velo: Stadiumi Kombëtar dhe Teatri Kombëtar, dy katastrofa

Këtë të hënë arkitekti dhe publicisti Maks Velo foli mbi arsyet pse nuk janë më miq me Edi Ramën.

Duke shprehur kundërshtinë me një sërë projektesh të kryeministrit, Velo, i ftuar në studion e RTV Ora, ka thënë se Rama nuk e dëgjonte më, pavarësisht se ishte një nga njerëzit më të afërt të tij.

Dhe përderisa për gjëra të rëndësishme nuk binin dakord, ishte më mirë që të largohej.

Velo u shpreh:

“Pashë që ai të përdor. Ai do të thuash atë që do ai. Unë këtë e kuptova dhe çdo njeri që nuk është dakord me atë, duhet të largohet. Rasti i Teatrit Kombëtar është katastrofofik. Nuk është larg shtatori dhe do shohim se çfarë katastrofe është edhe Qemal Stafa, pasi të hapet për publikun, është e pariparueshme.

Të marrësh një stadium ta bësh qendër tregtare, hoteliere, me një stadium të vogël ku kjo pjesa vjen 80% të investimit dhe ky të ishte stadiumi kombëtar i joni dhe ti të eliminosh pistën olimpike? Nuk ka më pistë olimpike, e ka zhdukur Rama. Si  është e mundur që ky njeri sportist zhduk pistën e atletikës për ta bërë dyqane?!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT