Daily Mail artikull për bunkerët shqiptarë (FOTO)

Gazeta britanike, Daily Mail i ka kushtuar një artikull bunkerëve shqiptarë, duke u bazuar tek albumi “Metamorphosis”, të fotografit Robert Hackman.

Pak para botimit, Dritare.net ka zhvilluar një intervistë me botuesin e famshëm britanik Dewi Lewis.

Po ju sjellim artikullin e Daily Mail të përkthyer në shqip!

“Mania e Shqipërisë për bunkerët ushtarakë: Imazhet e pabesueshme tregojnë sesi 175,000 strehëzat e Luftës së Ftohtë të vendit janë shndërruar në vendpushime, kafene plazhi dhe shtëpi.

Fotografitë mahnitëse tregojnë se çfarë kanë bërë shqiptarët me 175,000 bunkerët ushtarakë që u ndërtuan, ndërsa vendi parashikonte fundin e botës nga një shpërthim nuklear, gjatë Luftës së Ftohtë.

Një vendpushim bregdetar, një kafene në plazh dhe një mur kufitar i ripërcaktuar janë disa nga përdorimet për reliktet nga e kaluara komuniste e vendit.  Ata gjithashtu janë shndërruar në modele më të thjeshta, duke përfshirë një shtëpi pishinë, barbecue dhe punishte.


Fotografi britanik Robert Hackman fotografoi 250 prej tyre gjatë dhjetë vjetëve të fundit kur udhëtoi nëpër Shqipëri.

Fotografi Robert Hackman me bashkeshorten shqiptare, Marjola Xhunga dhe dy femijet Johan e Edi.

Ai i futi ato në një libër të quajtur Metamorphosis: Restaurimi i bunkerëve shqiptarë nga epoka komuniste, të cilin ai e përshkroi si ‘një dokument të triumfit të popullit mbi shtypjen’.

Ai i tha Wired: ‘Doja të bëja një regjistrim të këtij kapitulli të historisë shqiptare, të ndaja jo vetëm bunkerët, por popullin shqiptar dhe vendin e tyre me një audiencë më të gjerë.

Bunkerët u ndërtuan në një periudhë të vështirë për vendin, pasi Enver Hoxha,  i cili drejtoi vendin nga viti 1944 deri sa vdiq në 1985, u bë më izolues nga vitet ’60. Bunkerët u ndërtuan në malet me dëborë, në plazhe me rërë, livadhe, pyje dhe madje edhe në tokat e hotelit më të famshëm të vendit.

Ata pasuan ndarjen e Hoxhës me Bashkimin Sovjetik të Nikita Kruschevit dhe armiqësinë që ai kishte ndaj NATO-s, pasi ai kishte frikë nga sulmet ajrore nga të gjitha palët.

LEXO DHE :  Ikjet masive nga Polonia/ Qeveria merr vendimin; Zero taksa për të rinjtë

Kreu i shtetit i kishte rreshtuar bunkerët, duke u përhapur nga bunkerët e komandës qendrore të cilët ishin të dukshëm për të gjithë dhe lejonin komunikim përmes çarjeve.

Betoni i tyre ishte i përforcuar me çelik dhe hekur. Ata ishin një shpenzim kolosal për ekonominë e Shqipërisë dhe nuk u vunë në punë deri në Luftën e egër Civile Shqiptare të viteve 1990 dhe Luftën e Kosovës në 1999.

Më shumë se 25 vjet nga rënia e komunizmit, bunkerët e mëdhenj janë shndërruar në hambarë delesh, bare, restorante, tualete publike, hotele, muze dhe shtëpi.

Xhevahiri në kurorë është një vend i fshehtë nëntokësor në periferi të kryeqytetit të Tiranës, që përdorej për të mbrojtur komandën e ushtrisë së Shqipërisë nga sulmet bërthamore.

Ndërsa punonte për Komisarin e Lartë të Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara në 2001, Hackman vuri re sesi shqiptarët kishin ripërdorur bunkerët dhe vendosi t’i fotografonte.

Ai tha: ‘E dija që ishte rast i pazakontë dhe do të ishte një projekt i shkëlqyeshëm fotografik’.

Ai e nisi projektin në 2008-ën dhe fluturoi nga Londra në Tiranë, ku do të udhëtonte më tej për dy javë, në gjueti për bunkerë.

Gjatë kohës së tij me bunkerët, ai kuptoi se ata po fillonin të zhdukeshin shpejt.

Ai bëri lidhjen midis çmimeve të hekurit që rriten dhe shqiptarët e varfër, të cilët i thyejnë strehëzat duke përdorur eksploziv, në mënyrë që të marrin hekurin dhe ta shesin.

Tani, bunkerët mbrohen nga qeveria, por ato ende po zhduken. Hackman tha: “Unë besoj se komuniteti lokal ka humbur një mundësi për të qenë rojtari i kujtimit për ata që vuajtën nën sundimin e Enver Hoxhës, dhe gjithashtu i mohuan vetes të ardhura të mëdha nga turizmi.

Disa shqiptarë bien dakord me Hackman, dhe mbështesin qeverinë në përpjekjen për t’i mbrojtur ata.”/Përshtati nga Daily Mail: Kadrije Çako/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT