Mero Baze: Ja një shembull tipik i një militanti të Kurtit, për të cilin nuk kanë rëndësi faktet por direktivat

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, ka përgënjeshtruar akuzat se në ceremoninë e pritjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton, nuk është ftuar ambasadori i Kosovës.

Baze ka ripublikuar postimin e ‘një militanti të Albin Kurtit’, ndërsa shkruan:

”Ja një shembull tipik i një militanti të Albin Kurtit, për të cilin nuk kanë rëndësi faktet por direktivat.

Akuzon Shqipërinë pse ka ftuar Bill Clintonin “kundër Kosovës”, dhe pro Beogradit, akuzon qeverinë e Shqipërisë se nuk ka ftuar ambasadorin e Kosovës në pritje, (në fakt është në krah të zv.ambasadorit amerikan në Tiranë, në foton që ka postuar vet) dhe mbi të gjitha mendon se Bill Clintoni është njeri që nuk ka pushtet, por ama ka aq fuqi sa t’ia ndaj Veriun e Kosovës dhe t’ia japë Serbisë.

Mbi të gjitha ashtu si Albin Kurti i quan normale sanksionet e Perëndimit ndaj Kosovës, pasi mendon se ato e forcojnë shtetin e Kosovës.

E vetmja zgjidhje që ka Albin Kurti për këtë situatë është se “shpreson të mos zgjasin shumë”.

Por “shpresa” nuk është strategji mor djalë. Është pafuqi. Vetëm barinjtë në male ja lënë zotit në mëshirë të tij nëse do ketë shi apo diell. Burrat e shtetit e bëjnë vet fatin e tyre”‘, shkruan Baze.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT