Tentoi t’i ikë efektivit nga duart për të sulmuar…/ Policia sqaron sherrin me shkopa bejsbolli në Llaman

Më herët u publikuan pamjet e një sherri të ndodhur mes disa biznesmenëve në Llaman, Himarë.

Pas publikimit të këtyre pamjeve , ka reaguar edhe Policia e cila sqaron edhe situatën e ndodhur. Sipas policisë, dy të rinj me iniciale A.M 35-vjeç dhe K.M 24-vjeç janë konfliktuar fizikisht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta shtetasin Ll. Q., 74 vjeç.

Kjo pasi i moshuari ka dërguar dy punonjësit e tij shtetasit R. L dhe R. A., të shpërndanin disa fletëpalosje për të reklamuar biznesin e tij, i cili ndodhet afër biznesit të dy të rinjve.

Fatmirësisht nga ky sherr nuk ka asnjë të lënduar. Të përfshirët në konfliktin me shkopinj bejsbolli dhe grushta janë shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Ndërhyrja në kohë e punonjësve të planëzuar për garantimin e sezonit turistik, në Llaman, Himarë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti, për motive të dobëta.

Nisur dhe nga disa pamje filmike të publikuara në media, në lidhje me një konflikt fizik midis disa personave në zonën e Llamanit, sqarojmë se i menjëhershëm ka qënë reagimi i punonjësve të policisë, që patrullojnë në atë sektorë, të cilët pas neutrailizimit të të dyja palëve të përfshira në konflikt, kanë bërë më pas shoqërimin e tyre në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.

Në vijim të veprimeve në lidhje me rastin, ka rezultuar se shtetasit A. M., 35 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë tentuar të godasin me sende të forta shtetasin Ll. Q., 74 vjeç, pasi ky i fundit ka dërguar dy punonjësit e tij shtetasit R. L dhe R. A., të shpërndanin disa fletëpalosje për të reklamuar biznesin e tij, i cili ndodhet afër me subjektin e palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

Asnjë nga shtetasit e përfshirë në këtë konfilikt nuk ka ngelur i dëmtuar, pasi konflikti është neutralizuar në kohë nga efektivët e policise.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT