Dhunimi i dy vëllezërve në Krujë/ Arrestohet vëllai i deputetit të PS (EMRI)

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Krujë, ku dy persona u plagosën, pas një konflikti për një gurore.

Mësohet se në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar disa persona, ku mes tyre është dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja.

Ky i fundit ëshët administratori i gurores, e cila u bë shkak i konfliktit mes vëllezërve Jashar dhe Bilbil Maja dhe personave të famljes Rraja, të cilët i dhunuan teksa ata pinin kafe me familjarët e tyre.

Rrjat kanë dhunuar Majat me tytën e armëve dhe me sende të tjera. Dy vëllezërit ndodhen në spital, teksa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT