Kosova dhe Shqipëria mbajnë seminarin për mësimdhënësit e diasporës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, nga sot deri më 3 gusht do të organizojnë “Seminarin e XV Kombëtar me Mësuesit/et e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë – Prizreni 2019”.

Siç ka njoftuar MASHT-i përmes një njoftimi për media, ky seminar do të mbahet në Prizren, ndërsa hapja e punimeve do të bëhet në orën 14:00.

Në këtë seminar, pritet të marrin pjesë mësimdhënës e të gjitha viseve shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT