Një pushuesi nga Kosova i rrezikohet jeta në plazhin e Shëngjin, dëshmitarët bëjnë mrekullinë

Një pushues nga Kosova rrezikoi të mbytet ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë të cilët e kanë shpëtuar shtetasin kosovar, duke e nxjerrë nga uji.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që ai është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.