Zyra e Fredi Belerit akuzon Prokurorinë e Vlorës për falsifikim: Beleri është i pa dënuar sipas dokumentit nga “e-Albania”

Zyra e kryetarit të mandatuar të Bashkisë Himarë, akuzon Prokurorinë e Vlorës se ka falsifikuar dokumentin për dekriminalizimin e Fredi Belerit.
Në një reagim të publikuar edhe nga dega e “Omonias” në Himarë, thuhet se Beleri nuk rezulton i dënuar, sipas dokumentit që është lëshuar nga portali qeveritar “e-Albania”.
Zyra e Belerit pretendon se janë vendosur prova të falsikfikuara në dosjen hetimore me qëllim krijimin e një imazhi negativ për Belerin, i cili ndodhet pas hekurave që prej 14 majit për blerje votash.
Beleri u kap në flagrancë, sipas akuzës, duke dhënë 400 mijë lekë të vjetra për blerjen e 8 votave.
Arrestimi i tij ka sjellë reagimin e ashpër të Athinës zyrtare, duke kërcënuar se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.