Hahn: Qeveria në Shkup, shembullore. Në Tiranë, tani ka probleme

Sa mundësi ka Shqipëria në tetor, “50 me 50”? Si përgjigjet Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, i cili e ka pranuar për herë të parë publikisht mundësinë që Shqipëria mund të ngelë në klasë në tetor, ndërkohë që Maqedonia e Veriut mund të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave.

Në një intervistë për gazetën asutriake ‘Der Standard’, Hahn ka folur nga Shkupi me gazetarin austriak Adelheid Wölfl.

Zyrtari europian nuk i ka kursyer lëvdatat për qeverinë maqedonase dhe kryeministrin Zoran Zaev, duke e pranuar se kur bie fjala për nisjen e negociatave, Shqipëria është pas Maqedonisë së Veriut.

“Ne ende po punojmë që të dy shtetet të mund të nisin negociatat. Por nuk është sekret se vlerësimi për Maqedoninë e Veriut mes vendeve anëtare është më i mirë. Të dy vendet kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga shtetet anëtare të BE si një kusht. Kjo është arsyeja se përse kemi bërë një rekomandim pozitiv. Por për Shqipërinë tani për fat të keq në plan të parë janë problemet, kjo pasi opozita nuk është në parlament dhe qeveria ka vështirësi për të udhëhequr dialogun”, shpreh komisioneri.

Hahn ndalet edhe tek reforma në drejtësi, si një nga kriteret kryesore për vlerësimin e progresit të Shqipërisë dhe kritikon qëndrimet e Metës për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

“Po, ky ishte një nga kriteret. Dhe Shqipëria ka bërë përparim të mirë këtu. Të akuzosh për shembull shqiptarët se nuk po punon Gjykata Kushtetuese, është e padrejtë, sepse kjo tregon vetëm sesa e suksesshme ka qenë puna e komisionit të ngritur për të larguar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar nga sistemi”.

Në intervistë, Hahn thotë se një ndër kundërshtarët e zgjerimit, Franca, ka nisur të ndryshojë retorikën e saj. Megjithatë ai thotë se shpreson që Franca të ndryshojë edhe qëndrimin, përveç retorikës.

Sa ka gjasa që Shqipëria të marrë dritën e gjelbër? Pesëdhjetë me pesëdhjetë?

Unë nuk mund ta them me siguri. Shpresa ime është që të gjitha forcat politike në Shqipëri ta njohin seriozitetin e situatës dhe të kuptojnë se çfarë po bëjnë me sjelljen e tyre. Duke qenë se 80 përqind e qytetarëve duan fillimin e negociatave të pranimit, votuesit e të gjitha partive e mbështesin atë. Ky është një nga problemet në Ballkan, që palët politke shpesh nuk interesohen për ato që duan qytetarët. Këtu në Maqedoninë e Veriut, qeveria ka vepruar në mënyrë shembullore.

Franca dhe Hollanda ishin kundër fillimit të negociatave të pranimit, sepse janë kundër zgjerimit. Sidoqoftë, edhe disa deputetë të CDU në Gjermani kanë penguar fillimin e negociatave tani. Cfarë sinjali po i dërgojnë këto vende të BE-së rajonit? Deri më tani ata i thoshin Ballkanit: Nëse bëni diçka, do të shpërbleheni.

Nuk jam shumë i sigurt. Sepse argumenti im kundër Presidentit Emmanuel Macron duket se ka dhënë fryt. Deri më tani ai ka thënë se para zgjerimit, duhet të përfundojë procesi i reformimit të BE-së. Kohët e fundit, gjatë vizitës së tij në Serbi, ai tha për herë të parë se procesi i zgjerimit mund të paralelizohet. Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm dhe në shpresojmë se Franca ka ndryshuar qëndrim.

Austria bllokoi gjithashtu liberalizimiin e vizave me Kosovën, megjithëse Prishtina i përmbushi të gjitha kushtet.

Në Austri, unë nuk e di se cili është statusi i fundit në lidhje me liberalizimin e vizave të Kosovës. Mund të theksoj vetëm se Qeveria Austriake është një nga përkrahësit më të mëdhenj të perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Gjermania tashmë ka ndryshuar pozicionin e saj në lidhje me Kosovën, Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer është shumë në favor të liberalizimit të vizave sepse procedura që Gjermania po përdor tanimë për praninim e shqiptarëve të Kosovës është shumë më e kushtueshme sesa regjimi pa viza.

Disa vende të BE-së nuk po i marrin më seriozisht rekomandimet e Komisionit. A po e shihni këtë shqetësim?

Në rastin e Kosovës, në patëm 94 kushte dhe këto u vendosën unanimisht nga shtetet anëtare të BE-së. Kushtet nuk i shpiku komisioni. Pra, parimi im është që nëse kandidati ynë dhe vendet partnere plotësojnë kërkesat, edhe BE-ja duhet të japë gjithashtu dicka në shpërblim.

Por atëherë vendet anëtare nuk po i përmbahen marrëveshjeve

Po ashtu është. Dhe ky është një problem themelor. Duhet gjithashtu të thuhet se Kosova fillimisht hezitoi për dy vjet e gjysmë për të përmbushur kushtet. Tani që i kanë përmbushur ajo po kërkon heqjen e vizave me padurim dhe po i bën presion Këshillit të BE-së. Dhe si rezultat i politikës së shtrënguar të emigracionit, tanimë BE-ja po mban nnë qëndrim më të ashpër për çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën.

Në Europën Juglindore, ka pak vullnet politik që qeveritë të zbatojnë reformat, përveç Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Cfarë mund të bëjë BE-ja nëse mungon vullneti politik?

Ta them thjesht: Për këtë temë kam një këshillë që dua t’ia lë pasardhësit tim eventual. Në Ukrainë, vura re që tema e liberalizimit të vizave kishte një ndikim kaq të madh tek qytetaret, sa që edhe përfaqësuesit e oligarkisë në parlament duhej të pranonin kushtet tona. Edhe në Ballkan, ne duhet të gjejmë çështje që kërkohen nga njerëzit, duke bërë kështu presion mbi politikën. Është një lloj bilardo bilardo politike.

Shumë qytetarë të Europës Juglindore fajësojnë BE për dështimin e reformave. A mendoni se BE-ja duhet të dërgojë mesazhe të qarta?

Kur takoj përfaqësues nga shoqëria civile në Bosnje-Hercegovinë, i kërkoj n që të përfshihen politikisht, por të gjithë më përgjigjen se politika është diçka e ndyrë. Përfaqësuesit e shoqërisë civile dëshirojnë që Komisioni Europiane të jemi kanali i komunikimit me politikën boshnjake. Dhe unë u them: Të dashur miq, ju duhet të përfshiheni vetë! Ose filloni partinë tuaj, ose angazhohuni në një parti ekzistuese. Por mos rrini duarkryq duke u ankuar.

A ka ndonjë indikacion nga zonja Von der Leyen që ju do jeni akoma aktiv këtu në Ballkan?

Unë kam pasur tashmë një bisedë me Von der Leyen. Por nuk u fol shumë për caktimin e komisionerëve. Kjo mund të ndryshojë, por i takon vetëm Presidentes të vendosë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT