‘Vdekje për shqiptarët’/ Simbole antishqiptare në muret e banesave në Gostivar, banorët: Ndihemi të kërcënuar

Shkrime si ‘vdekje për shqiptarët’ dhe vizatime të tjera nënçmuese janë parë në disa ndërtesa në Gostivar duke ngritur shqetësim tek qytetarët.
Simbolet me përmbajtje naziste dhe antishqiptare janë identifikuar në disa ndërtesa banimi drejt stacionit të autobusëve, më konkretisht në rrugën ‘Mara Urginova’.
Rasti është denoncuar në Polici nga qytetarët të cilët janë shprehur se ndihen të kërcënuar. Ekipet policore njoftojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.