VIDEOLAJM/ Kapiteni: Liqeni i Fierzës është kthyer në “kandahar” mbeturinash

Liqeni i Fierzës është një nga pikat turistike më të vizituara në Shqipëri.

Gjatë fundjavës, kapiteni i një anijeje që transporton turistë, thotë se mund të vijnë deri në 2 mijë vizitorë.

Por, ai shpreh shqetësim për pastërtinë e liqenit, duke thënë se kur fryn era, diga mbushet përplot me mbeturina.

“Është plot me mbeturina. Nuk i pastron njeri, nuk i bie ndërmend kujt se ka turizëm. Është skandal i madh”, shprehet ai.

Kapiteni thotë se vizitorët nuk tregohen aspak të kulturuar as në parkimin e automjeteve duke bllokuar shpesh dhe kalatën e anijeve.

“Bllokojnë tunelin dhe kalatën, nuk ndodh kjo në asnjë vend. Gjithë këtë bukuri e kanë kthyer në Kandahar”, përfundon ai.

@almacupi1

Kapiteni i tragetit

♬ original sound – Alma Cupi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT