Parlamenti italian miraton rezolutën për çeljen e negociatave

Parlamenti italian ka nisur një rezolutë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka falenderuar homologun italian Roberto Fico, duke e konsideruar Italinë një fqinj të çmuar  dhe partner i fuqishëm.

Ruçi tha se mbetet i bindur për mbështetjen e Italisë për hapjen e negociatave në Tetor.

“Mirënjohje për Rezolutën në mbështetje të negociatave. Italia, fqinj i çmuar dhe partner i fuqishëm. Të bindur për mbështetjen e Italisë në KE në tetor”, ka thënë mes të tjerash Ruçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT