Kryeministrja e Serbisë: Situata aktuale në Kosovë, një farsë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Barnabiç ka deklaruar sërish se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk lidhet me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por me taksën 100%, që kjo e fundit i ka vendosur Serbisë.
Për Barnabiç, sipas mediave kosovare, zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Mal të Zi janë vetëm një farsë. Në fakt, kryeministrja serbe i ka komentuar këto zhvillime duke thënë:
“Është qesharake, kjo është një farsë. Imagjinoni që sot të jap dorëheqjen dhe të premten të thërras seancën e qeverisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo, përveç një farsë”.