Dhuna e Rrajave/ Dyshohet se janë fshirë kamerat, pronari i lokalit: Nuk punonin

Hetimet për ngjarjen e rëndë në Fushë -Krujë, kur disa qytetarë u dhunuan nga fisi Rraja duket se kanë ngecur. Kur ka kaluar më shumë se 1 javë dhe mësohet se Prokuroria e Tiranës ende nuk ka siguruar asnjë pamje filmike nga lokali “Fergen” në pronësi të Kujtim Bërdakut.

Gjatë marrjes në pyetje të Kujtimit dhe djalit të tij, Ferdinandit, ata kanë pretenduar se kamerat e lokalit kishin disa ditë që nuk ishin në gjendje pune.

Ndërkohë, Prokuroria dyshon se personat në fjalë kanë bërë riformatimin e DVN, duke fshirë pamjet filmike dhe nxjerrë jashtë përdorimit të procesit të filmimit. I vetmi filmim që ndodhet në dosje dhe që tashmë është bërë publik, është video e filmuar nga vetë grupi i fisit Rraja.

Pas ngjarjes së rëndë, ende vijojnë të jenë në kërkim Rexhep Rraja, Xhelal Rraja dhe Edison Meta, Flamur Rraja dhe Përparim Rraja. Ndërsa tre persona të grupit Rraja janë arrestuar dhe ndodhen në burg, ndërsa pronari i lokalit ku ndodhi dhunimi, Kujtim Bërdaku është lënë në masën e detyrimit për paraqitje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT