“Ukraina, anëtare kur të përmbushë kushtet”. Zelensky reagon ndaj NATO-s: Absurde që nuk kemi detaje!

Ukraina do të anëtarësohet në NATO kur të përmbushen kushtet dhe kur vendet anëtare të pranojnë t’i dërgojnë ftesë për anëtarësim.

Vendimi u bë publik gjatë samitit Vilnius në Lituani nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili megjithatë garantoi mbështetje të plotë të aleancës për Ukrainën në përmbushjen e të gjitha kushteve për anëtarësimin, që sipas tij do t’i nënshtrohet një procesi të përshpejtuar që ai e përshkroi si  “nga 2 hapa me 1 hap”.

Edhe presidenti i SHBA, Joe Biden tha: “Të gjithë aleatët bien dakord që Ukraina një ditë do të jetë në NATO. Unë dhe Zelensky folëm për garancitë që mund të japim ndërkohë dhe falënderoj liderët e G7 për garancitë e sigurisë”.

Ndërsa Presidenti ukrainas falënderoi vendet e Grupit për mbështetjen e marrë: “Një fitore për Ukrainën”. Zelensky u tha gazetarëve se NATO ka dhënë një sinjal të fuqishëm Rusisë se Ukraina do të jetë një vend i pavarur.

Deklarata u bë pas një sërë takimesh me liderët e NATO-s, duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak.

E qartë është vetëm se Ukraina nuk mund të anëtarësohet plotësisht, nëse lufta ruse atje nuk përfundon. Ndaj dhe Moska, në një reagim të saj tha se Ukraina nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT