Rama takohet me Erdogan: Folëm veçanërisht për situatën në Veriun e Kosovës

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin turk Erdogan.

Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i qeverisë i cili shkruan se në Vilnius të Lituanisë, temë e bisedës me Erdogan ka qenë situata në rajon dhe veçanërisht ajo në Veriun e Kosovës.

“Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës Samiti i NATO-s” – shkruan Rama.

Kujtojmë se më herët shefi i ekzekutivit shqiptar u takua edhe me presidentin francez teksa njoftoi se ky i fundit së shpejti do të vizitojë Tiranën.

Sa i përket takimit me Recep Tayyip Erdoğan, Rama ka postuar edhe albumin e mëposhtëm:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT