TRONDIT Spartak Ngjela: Pas Ahmetaj, SPAK do zbarkojë në PD

Avokati Spartak Ngjela e sheh të pamjaftueshme punën e SPAK sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Teksa Prokuroria ka kërkuar arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj duke ngritur 3 akuza penale ndaj tij, sipas avokatit Ngjela ka bërë disa paralajmërime.

Ai u shpreh se pas urdhrit për Ahmetajn pritshmëritë janë që të goditet djathtas, teksa shtoi se gjithë klasa politike është frikësuar pas urdhrit për arrestimin e Ahmetajt.

“SPAK-u deri tani nuk ka bërë gjë. Duket se po lëviz. Shenjat janë se do shkojë djathtës. Ka shqetësim nga të dyja palët. Por SPAK-u nuk është ende në nivele të larta. Nuk përkrah një SPAK që nuk po e lufton korrupsionin sipas Kushtetutës.

Gjithë SPAK është i fiksuar në Kushtetutë. Nuk ka filluar tani punën SPAK, ka gjithë ato vite. Nuk është në normën e duhur. Duhet të rrisë intesitetin e luftës antikorrupsion”, tha avokati.

Ai u shpreh se ka pritur shumë nga SPAK dhe nuk është në nivelin që duhet. Sipas tij, Kushtetuta flet për nivele të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsioni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT