Safet Gjici do lirohet nga burgu? Ja vendimi i Apelit të GJKKO-së

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg ditën e sotme ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet gjici.

Gjici kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” që i ishte vendour më herët nga GJKKO, por kjo kërkesë është refuzuar.

Ish-kryetari i bashkisë ndodhet në burg pas publikimit të video-skandalit, ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, e po ashtu duke biseduar për një tender me vajzën e identifikuar si Alma Kaçi. Gjici akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “abuzim me tendera”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT